Basha i kthehet Ramës: Lëri broçkullat! Merre planin dhe zbatoje, batutat pa kripë nuk hahen e pihen
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi nga qeveria e Edi Ramës që të zbatojë me urgjencë planin prej pesë pikash i prezantuar prej tij pak ditë më parë.
Nga Elbasani, kreu demokrat tha se 1 milion shqiptarë janë të rrezikuar dhe se ky plan nuk është për konkurrencë.
Ai tha se ekonomia po shkon drejt kolapsit. “Nuk kam ardhur për Kodin Zgjedhor këtu, kam ardhur të them se plani me pesë pika është zgjidhja për 6 muaj. Kemi një program pas 25 prillit. Por, sot biznesi ka nevojë për ndihmë. Sot që po flasim, mijëra mjekë dhe infermierë janë thuajse të dorëzuar. Planin me pesë pika ta marri. E lus edhe sot nga Elbasani të lërë broçkullat dhe gërvërret. I themi merreni këtë plan dhe zbatojeni.
Nuk është për konkurrencë politike. Do ketë kohë për përgjegjësitë. Planin e kemi bërë bashkë me ekspertët për ta zbatuar qeveria. Plani është i zbatueshëm. Mund të mos bëjnë mrekulli por një far lehtësimi mund ta japin. E gjithë kjo paketë ka për qëllim të ndalë rrokullisjen e ekonomisë drejt kolapsit. Ky plan me pesë pika të nisë të zbatohet një orë e më parë, për të ndihmuar afro një milion shqiptarë që për shkak të krizës rrezikojnë bukën e gojës”, theksoi Basha.
https://arkiva.kohajone.com/rama-i-pergjigjet-pd-se-per-oligarket-100-me-te-pasurit-kane-paguar-me-shume-taksa-se-gjate-qeverisjes-suaj/