Basha i kujton planin e masave Ramës: Nuk i ke zbatuar! Koha për një qeveri që punon për njerëzit
Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama planin e masave që ka propozuar për të përballuar pandeminë dhe që kryeministri bashkë me qeverinë nuk i ka zbatuar.
Basha thotë se ka mbi 6 muaj që ka propozuar planin kurse qeveria ka bërë shumë pak dhe shumë vonë.
Më tej Basha thekson se tashmë është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit, që kujdeset për ta dhe fuqizon ekonominë, dhe pikërisht këtë gjë munda ta bëjë vetëm ai me opozitën.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike për është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë.
Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit.