Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd!

Përplasja mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama vijon për programin me pesë pika të PD për rimëkëmbjen ekonomike. Pas përgjigjes ironike të këtij të fundit, vjen reagimi i Bashës, i cili shkruan në ‘Twitter’ se ‘gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit’.

“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”, shkruan Basha.

SHKARKO APP