Basha i përgjigjet Ramës: I habitshëm nervozizmi yt

Kryedemokrati Lulzim Basha i përgjigjet deklaratave te kryeministrit Edi Rama lidhur me pretendimet e tij se BE-ja po fut hundët ne fushate elektorale.

“I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë.
Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara.

Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa.

Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri.

Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë”, deklaroi Basha

SHKARKO APP