Basha i përgjigjet Ramës: Takohemi, por nga java tjetër
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit për t’u takuar me qëllim diskutimin për reformën në drejtësi.
Por ndryshe nga kryeministri që takonte një takim të shtunën, Basha thotë se takimi mund të bëhet nga dita e mërkurë e javës së ardhshme.
Kujtojmë se Basha merr pjesë të shtunën në takimin e Partive Popullore Evropiane në Luksemburg.
“Për ditën, vendin e formatin e takimit i gatshëm të vendosim kontakt menjëherë me ju për të nisur rakordimet e nevojshme”, shkruhet në letrën e konfirmimit.
KOHA JONË SONDAZH

