Basha i përgjigjet Xhafajt: Po vendos prokurorinë në tutelë, ndiq gjurmët e Edit dhe Olsit
Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas letrës së këtij të fundit për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që të marrë dëshminë e tij dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Kjo deklaratë, letër është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafës, është vendosja de jure e prokurorisë nën tutelën e qeverisë. Informacioni më i sigurtë është prokuroria. Të hetojë dhe gjenden gjurmët e kokainës. Informacioni i dukshëm që mund të jap unë është që prokuroria të gjurmojë Olsi dhe Edi Ramën”, tha Basha.
Raporti i FMN-së
Kambanë alarmi për ekonominë shqiptare e cilësoi kryedemokrati Lulzim Basha, raportin e një dite të parë të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Sipas tij, FMN-ja ngriti shqetësimin e borxhit publik, që sipas Bashës shkon deri në 82% të PBB, pra në nivele alarmante, siç tha ai.
Një pikë tjetër e fortë, për të cilën fondi i tërhoi vëmendjen qeverisë ishin edhe PPP-të, të cilat shtoi ai nuk janë gjë tjetër veçse forma të pastrimit të parave.
vijon
KOHA JONË SONDAZH

