Basha: Kallëzim penal ndaj qeverisë në SPAK
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lajmëroi ditën e sotme se PD ka nisur hartimin e një kallëzimi penal ndaj qeverisë në SPAK.
Basha tha se në mbledhjen e qeverisë u përmend që 30% e karburantit hyn kontrabandë në vendin tonë, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit heshtën kur kjo u tha, duke nënkuptuar se nuk ishte gjë e re edhe për minstrat.
Ndër të tjera, Basha tha se e gjithë kriza energjetike është e sajuar nga qeveria Rama për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni dhe problemet e tjera më të rëndësishme.
“Në mbledhje u tha se 30% e karburantit në Shqipëri hyn kondrabandë, humb shteti, humbin qytetarët dhe ky ka qenë një moment qetësie dhe hardhisje e madhe nga ana e pjesëmarrësve. Se ata e dinë. Si ka mundësi kjo 1/3 e karburantit të hyjë kontrabandë. PD ka nisur hartimin e një kallëzimi penal që do e dorëzojë në SPAK, që shpresoj të mos përfundojë as tek frigoriferi i vonesave, as tek dhoma e pluhurave”, tha Basha.