Basha: Kam mbështetjen e 99.9% të demokratëve që duan të lënë pas ish-qeverisjen e korruptuar të PD

Lulzim Basha gjatë një prononcimi për mediat nga selia blu tha se ka me vete 99.9% të demokratëve që duan të ardhmen e të shkëputen nga mendësia bolshevike dhe aferat e ndodhura gjatë qeverisjes së PD.

E kuptoni që betejat tona janë dhe mbeten parimore? Kjo e inceneratorëve këtë tregon. Ne denoncojmë, ndërsa ju përpiqeni të pasqyroni. Beteja është për të ardhmen për të mos mbetur peng për të shkuarën. Shumica absolute e demokratëve, afro 99.9% janë për të ardhmen, pra janë me mua. PD nuk është pronë e askujt, e as me aferat korruptive që kanë ndodhur gjatë qeverisjes tonë. Shumica e demokratëve s’kanë përfituar, por janë dëmtuar. Për ta pastruar PD nga mbeturinat e sistemit komunist, janë 99.9% e demokratëve”, tha Basha.

Pra me këtë Lulzim Basha la të kuptohej se demokratët janë vetëm me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha deklaron se shumica e PD-së është me të dhe jo me Bashën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?