Basha: Kemi lënë pas rehabilitimet “alla fasadë”
Me njëinvestim prej 30.3 milionë lekësh ka përfunduar rindërtimi i kopshtit 41, në njësinë bashkiake numër 2. Rreth 145 fëmijëve që e frekuentojnë këtëkopësht u janë krijuar kushte shumë të mira ndenje, loje dhe fjetje.
Godinës ekzistuese i është bashkangjitur një shtesë 119.4 m² e shpërndarë në dy nivelet e godinës. Është instaluar dhe sistemi i ngrohjes me peletë. Përfundimi i punimeve është parë nga afër nga kryebashkiakuLulzimBasha. Z.Basha ka shprehur kënaqësinë për ndryshimet rrënjësore qëjanë bërë në infrastrukturën e kopshteve dhe çerdheve tëTiranës.
“Rehabilitimi i këtij kopshti është pjesë e programit tonë ambicioz për t’i kthyer të gjitha kopshtet ekzistuese të Tiranës në institucione të standardeve dhe normave europiane, duke përfshirë këtu edhe ngrohjen e cila bëhet sipas sistemit modern, me peleta, që Bashkia e Tiranës ka futur në funksionim në të gjitha institucionet arsimore prej vitit 2012 dhe që më vjen mirë të konstatoj se ka shërbyer si frymëzim edhe për qeverisjen qendrore, për të kaluar pra nga karburanti që është më i kushtueshëm, definitivisht më i vjedhshëm, më i shpërdorueshëm, tek një karburant që është miqësor ndaj ambientit siç janë peletat dhe me mundësi zero abuzimi, por mbi të gjitha të një kopshti, standardet e rikonstruksionit dhe operimit të të cilit nuk i lënë mangët asgjë standardit europian.
Hap pas hapi në këto 3 vite ne kemi lënë mbrapa një gjendje të trashëguar rehabilitimesh të pamjaftueshme, sa për sy e faqe, rehabilitimesh “alla fasadë” dhe kemi kaluar në rehabilitime të vërteta, të qëndrueshme, afatgjata të cilat janë bërë sipas një modeli, jo “allasojshe”, jo alla “tirane” por sipas një modeli europian. Ky është modeli që ndjekim kudo në infrastrukturën sociale të qytetit, ky është modeli me të cilin do të përparojmë në të gjitha fushat e ndërtimit të Tiranës moderne dhe europiane” – u shpreh kreu i Bashkisë.
KryebashkiakuBasha ka garantuar prindërit dhe fëmijët e kryeqytetit se vëmendja e Bashkisë do të vijojë të mbetet tek përmirësimi i kushteve në infrastrukturën e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të kryeqytetit.
“Ne kemi disa institucione të tjera të arsimit parashkollor dhe të shkollave të kryeqytetit që po i nënshtrohen të njëjtës ndërhyrje, sikundër vazhdojmë me axhendën tonë ambicioze, për të përmbushur kërkesën akoma të lartë për çerdhe dhe kopshte publike, kërkesë e cila kërkon destinimin e më shumë fondeve, gjë për të cilën Bashkia e Tiranës është zotuar si në planin buxhetor afatmesëm ashtu edhe në planin e zhvillimit strategjik të infrastrukturës sociale.