Basha kërcënon me përjashtim Berishën: Nuk e lejoj bunkerizimin dhe destabilizimin e PD-së

Në takimin me 71 kryetarët e degëve të PD-së, Lultim Basha ndër të tjera i ka dërguar edhe një mesazh Sali Berishës, duke i thënë se në selinë blu nuk ka vend për struktura paralele, dhe se se vota e Kryesisë i dha përgjigje kujtdo që dyshonte në procedurat demokratike në parti.

Nga ana tjetër Basha tha se do të zbatoj statutin ndaj kujtdo kush shkel vendimin e kryesisë së partisë, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën.

”Do të bëjë Sali Berisha miting më 11 dhjetor? Apo mendon se do të ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD. Por veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike të PD, e kanë përgjigjën në statut. Dhe do ta zbatoj statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, fatin e ka të caktuar nga statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën. Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi statutin dhe nuk është mbi te tjerët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?