Basha kërkesë Këshillit Europian: Miratoni në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në emër të opozitës së Bashkuar i ka nbërë kërkesë Këshillit Europian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Në një postim në Twitter, Basha shprehet se me gjithë shtimin e kushteve nga BE mbështesin këtë proces jetik për shqiptarët.
Postimi i plotë i Bashës
Në këto ditë të vështira për Shqipërinë & mbarë botën, nevoja për shpresë është edhe më e madhe. Mirënjohje @EPPGroup për mbështetjen. Në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Europian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Megjithë shtimin e kushteve deri në hapjen e tyre, ne mbështesim këtë proces jetik për shqiptarët. PD dhe Opozita e Bashkuar do të të punojë që ta bëjmë realitet hapjen e negociatave përmes zbatimit të 9 kushteve të @Bundestag dhe kushteve të reja shtesë të vendeve të tjera.