Basha: Kërkoj përgjegjësinë për të çuar vendin drejt BE-së. Shqipëria ka qenë më mirë se këto 8 vite
Kreu i PD-së, Lulzim Basha mbrëmjen e kësaj të enjte është i ftuar në emisionin ”Opinion”, ku që në fillim u komentua spoti i fundit nga PD-ja që lidhet me Integrimin. Në fjalën e tij, Basha kërkoi përgjegjësinë për të çuar vendin drejt BE-së
”Ky spot nuk është bërë për ty, janë bërë për të kujtuar dy realitete të ndryshme që do të bëjnë bazën e vendimarrjes. Nuk është beteja kundër forcave politik por brenda vetes. Shqiptarët kanë nevojë të fitojnë betejën që kanë brenda vetes së tyre. Jam unë që kerkoj përgjegjësinë për të cuar vendin drejt BE. Besmi te politikan ka rënë në mënyrë rekord. Ka shume arsye pse njerezit ndihen kështu, dhe njerëz të familjes time ndihen keshtu”,-tha Basha.
Nga ana tjetër, Basha tha se ne shqiptarët kur jemi bashkë, mund të arrijmë gjëra që nuk na i merr mendja. ”Rëndësi në këtë moment ka që shqiptarët të kujtohen se ne si komb, si shoqëri posedojmë kapacitetet e nevojshme, kur bëhemi bashkë, kur kemi një synim të përbashkët, kur kemi një qeveri të përgjegjshme për të arritur gjërat që ne na janë dukur atëherë të pamundura. Dhe ky është mesazhi kryesor i këtij dhe i spoteve të tjera të ngjashme të. Pastaj mund të debatojmë këtu sa të doni në vetën e parë, në vetën e dytë, në vetën e tretë. E rëndësishme është që është që shqiptarët në këtë moment kanë nevojë të fitojnë betejën që kanë brenda vetes së tyre”.