Basha kërkon uljen e TVSH-së për produktet e shportës: Buxheti përdoret nga oligarkët
Në mbledhjen me deputetët, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka bërë me dije se PD-ja do të kërkojë uljen e TVSH-së për produktet e shportës.
”Situata ekonomike është shumë e rendë. Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare”.