Basha: Koha e pandemisë duhej të ishte përdorur për përfundimin e projekteve të rindërtimit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë në “ABC News” me Endri Xhafon si dhe me gazetarët Esjona Konomi dhe Fatos Hakorja deklaroi mbrëmjen e së hënës se në terren nuk ndjehet asnjë efekt i granteve dhe kredive të ofruara nga konferenca e donatorëve për rindërtimin.

“Shumica dërrmuese e atyre që ishin në çadra dimrin e kaluar, po kalojnë dimrin e dytë në çadra. Drama e të jetuarit në çadër për një vit është dëshmia më e qartë e keqmenaxhimit të fatkeqësisë. Pandemia e ka rënduar me tej gjendjen e banorëve më çadra. Koha e pandemisë duhej të ishte përdorur për përfundimin e projekteve të ndërtimit. Fati i këtyre njerëzve nuk ka përbërë prioritet për qeverinë. Prioritet i qeverisë, inceneratorët, tenderat sekretë. Në disa prej këtyre zonave, një pjesë e të moshuarve vuajnë nga sëmundjet e mushkërive për shkak të qëndrimit të gjatë në çadra. Largimi i Edi Ramës për në Emirate ishte largim nga problemi, sepse në Shqipëri nuk kishte bërë asgjë për t’i treguar publikut. Firmosja e një marrëveshjeje kredie nuk është një ceremoni shtetërore që kërkon praninë e kryeministrit.

Mentaliteti i propagandës mbi punën është konstantja e vetme e pushtetit të Edi Ramës gjatë 7 viteve. Nuk është detyrë e kryeministrit të dorëzojë çelësat e çdo shtëpie, kjo është punë bamirësish. Koha e pandemisë nuk pengon një qeveri të përgjegjshme, funksionale dhe që vendos njerëzit të parët që të përgatiste projektet. ”, deklaroi ndër të tjera, Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryedemokrati Basha garantoi qytetarët e dëmtuar nga tërmeti se:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdo gjë që është bërë keq apo ngadalë në rindërtim do të përmirësohet dhe përshpejtohet që njerëzit të hyjnë në shtëpi sa më shpejt”, tha ai

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?