Basha komenton dënimin e Palokës dhe Ristanit si shpifës: Vendimi i papranueshëm, pengon dekriminalizimin
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sot vendimin e Gjykatës së Lart që dënoi Edi Palokën dhe Arben Ristanin për shpifje ndaj kryeminstrit Edi rama.
“Presioni i paprecedent, që ai i ka bërë sistemit të drejtësisë me qëllimin e vetëm për të mbuluar kontratën e tij me krimin, solli që sot drejtësia të japë një vendim të papranueshëm pasi kishte refuzuar më parë të merrte në shqyrtim prova, fakte dhe dëshmitarë që hedhin dritë mbi lidhjet e Edi Ramës me krimin. Vendimi i sotëm është i papranueshëm për opozitën që ka kërkuar dhe kërkon dekriminalizimin e politikës.
Partia Demokratike mbetet e vendosur të mos komentojë asnjë vendim gjyqësor, por nuk hesht dhe nuk ka për të heshtur derisa lidhjet e krimit me politikën të priten. Derisa lidhjet e kryeministrit me mafian të këputen. Kush mendon të kundërtën, gabon rëndë.”, përfundon Basha