Basha komunikim me gazetarët për “lobimin rus” në selinë e PD-së

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, kryetari i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një komunikim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike, ku po sqaron akuzat e socialistëve lidhur me lobimin e dyshimtë në fushatën elektorale për zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Basha e cilëson sulmin ndaj tij dhe PD-së si një përpjekje e kryeministrit Rama për të shmangur vëmendjen e publikut nga çështjet e Saimir Tahirit dhe kokainës në Durrës, që sipas tij janë dëshmi e kapjes së qeverisë nga krimi i organizuar.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Kapja e 180 mln eurove në një kontenier tregon se qindra milionë euro kokainë kanë kaluar këto muaj sepse kanë pasur garancitë politike. Dështimi i kapjes së porositësit dhe të laboratorit ku do të përpunohej janë produkt i kompromentimit të drejtpërdrejtë të dyshes Rama-Xhafaj.

Ka 6 muaj që Shqipërinë nuk e investon asnjë investitor i huaj por vetëm ministra të Brendshëm sepse Shqipëria është kthyer në vendin kryesor të drogës dhe krimit.

Loja e tij e preferuar është sulmi i opozitës por me këtë lojë ai ka lënë zbuluar njerëzit e thjeshtë. Shumë prej jush keni qenë me mua kur e keni parë se sa situatë çnjerëzore. Nuk ka pse të vejë kreu i opozitës që t’u gjejë ai punë.

Kjo ka shpjegim të thjeshtë: kur vjen në pushtet me bandat nuk të vjen keq për njerëzit e thjeshtë dhe çështja është si të sigurosh moskapjen e Olsit, Agimit, Vangjushit…

Dita e enjte do të jetë nëj ditë e veçantë, jo ditë e bilancit të Ramës por e sjelljes në sallën e parlamentit të qindra njerëzve që u është hequr buka e fëmijëve. Ne do ta përdorim sallën e parlamentit për të ndaluar aktin kriminal, heqjen e ndihmës ekonomike.

Edhe pse Shqipëria është në gjendje të rëndë ekonomike, Rama ka për inceneratorë.

Çështja e dytë ka të bëjë me prokurorin e përgjithshëm. Aty do të paraqiten amendamentet kushtetuese, ku prokurori të zgjidhet me veting dhe me 3/5 e votave.

Sikundër e keni ndjekur treguesit janë që Rama s’do pranojë sepse synohet hapja e drejtësisë që ai të mbrojë Tahirin, Olsi Ramën, Agron Xhafën. Natyrisht kjo mund të ndodhe për disa muaj po jo pafundësisht dhe mjegulla qeveritare dhe sulmet ndaj opozitës nuk do të na ndalin ne për çlirimin e qeverisë dhe shtetit nga kartelet e drogës, monopolet, oligarkët dhe ti japim shqiptarëve shpresën.

Askush nuk mund të heq vëmendjen se me takimin sekret në spital po përgatitet sabotimi i hetimit të  kokainës dhe lirimi i Saimir Tahirit

Le të presë Edi Rama hetimin nga prokuroria. Le të presim hetimin dhe të mos harrojmë se po përgatitet lirimi i Saimir Tahirit dhe sabotimi total i kokainës së Maminasit. Kemi të dhëna jashtëzakonisht shqetësuese.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1813704215347418/

SHKARKO APP