Basha: Konsensus për drejtësinë. PS ti bashkohet LSI

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit tha sot në mbledhjen e grupit të PD, se reforma në drejtësi ka si thelb të saj konsensusin politik. Duke përshëndetur qëndrimin e LSI, për draftin, Basha i bëri thirrje edhe Partisë Socialiste që ti bashkohet këtij qëndrimi.

“Reforma në drejtësi duhet të jetë një provë e madhe pjekurie, urtësie e partive politike. Një manifestim i cilësive shtetformuese të vendit tonë. Fjala kyce që i përmbledh këto kërkesa ka qenë fjala konsensus. Konsesnus si shprehje e bindjes së brendshme të palëve për tu marrë vesh. E gjithë kjo pritshmeri e lartë është sfiduar nga banaliteti dhe qëllimet prapsht të Edi Ramës dhe kupolës së tij”,- tha Basha.

Kreu i PD-së shtoi se “do të ishte absurd që ne të bënim ndryshe dhe këtu merr përgjigje edhe fushata primitive e instrumentalizuar rreth të ashtuquajturs afrim të PD me LSI meqe kjo e fundit ka refuzuar ashtu si ne draftin e një anshëm të ramës dhe po kërkon edhe konsensusin e opozitës. Ne përshëndesim këtë qëndrim të LSI. Ne do të donim që edhe PS të vinte tek i njëjti qëndrim te rrugëzgjidhja e vetme për ti hapur rrugë reformës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?