Basha: Krahasimi me ngjarjet në Gjermani, perversitet
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Rama për situatën e rendit në Shqipëri. Nisur nga akuzat e PD, Rama deklaroi nga Durrësi se krime ka në çdo vend dhe do të ketë, ashtu siç në vendin më të sigurt të Europës, në Gjermani pati përdhunime të 60 vajzave.
Kreu i demokratëve, Basha i ka cilësuar këto deklarata si perverse. Sipas Bashës, krimi në Shqipëri është i unik pasi është i lidhur me Kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ai shtoi se PD nuk ka akuzuar asnjëherë pjesën e ndershme të punonjësve të Policisë së Shtetit.
“Thirrja ne ndihme e ngjarjeve ne Gjermani per te justifikuar krimet e tmerrshme ne Shqiperi, eshte perversitet i skajshem. Krimi ne vendin tone eshte unik, i pakrahasueshem, sepse kryeministri e ministri i brendshem jane kerthizelidhur me bandat, me Shullazet me Habilajt me Hakmarrjen per Drejtesi.
Partia Demokratike per asnje rast nuk fajeson policine, burrat dhe grate me integritet qe gjenden ne detyre, dhe as nuk pretendojme ne nje shoqeri idilike pa konflikte e tension. Ajo cfare duam eshte te ndalet burimi kryesor i ekzekutimeve, gjobvenies, grabitjeve dhe i pasigurise, qe eshte lidhja e krimit me qeverine. Nuk ka fatkeqesi me te madhe per nje vend se kur kryeministri dhe ministri i brendshem bashkeqeverisin me banda kriminale”, shkruan kryetari i PD Lulzim Basha në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

