Basha: Kriminale ajo që po ndodh në Shkodër
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot për situatën e krijuar nga përmbytjet në Shkodër. Në një koment në Facebook, Basha thotë se neglizhenca e qeverisë ndaj banorëve të kësaj zone është kriminale.
Postimi i Bashës në Facebook:
Gjendja në Shkodër po përkeqësohet nga ora në orë. Qindra familje janë të izoluara nga uji. Dhjetëra prej tyre janë evakuuar vetëm orët e fundit.
Shkarkimet e ujit nga KESH vazhdojnë në nivele të larta. Sipërfaqja e përmbytur është dyfishuar brenda dy ditësh.
Deri tani kryeministri dhe vartësit e tij kanë injoruar kërkesën e përsëritur të kryetares së Bashkisë, këshillit bashkiak, kryetares së Qarkut dhe deputetëve demokratë, për të shpallur emergjencën.
Në këto kushte kjo nuk është vetëm e papërgjegjshme por KRIMINALE!
I bëj thirrje shtabit të emergjencës ti kërkojë zyrtarisht qeverisë shpalljen e emergjencës. Çdo orë e humbur rrezikon jetë njerëzish dhe mund të sjellë pasoja të pariparueshme. Paralajmëroj çdo zyrtar që refuzon të marrë përgjegjësitë, se do të përballet me pasojat më të forta ligjore dhe penale.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/1823034324414407
KOHA JONË SONDAZH

