Basha kujton 4 oficerët e ndjerë të antimafias, replikon Balla: S’harrojmë
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha kujtoi 11-vjetorin e rënies në detyrë të katër oficerëve të antimafias: Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari. Teksa Basha ngriti shqetësimin se po bëhen të gjitha makinacionet dhe skemat për të nxjerrë nga burgun të dënuarin përjetë, Dritan Dajti, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
”Nderim dhe respekt dëshmorëve. Ne nuk harrojmë se dora kriminale e lidhur me LBPD në zgjedhjet e 2009, u mbështet nga “komandanti” policisë që tradhtoi dëshmorët. Ky u gradua&promovua nga Lulezim Basha Ministër i Brendshëm vetëm një muaj më pas. Drejtësia vonon, por s’harron”.
Nderim dhe respekt dëshmorëve🇦🇱 Ne nuk harrojmë se dora kriminale e lidhur me LBPD në zgjedhjet e 2009, u mbështet nga “komandanti” policisë që tradhëtoi dëshmorët. Ky u gradua&promovua nga Lulezim Basha Ministër i Brendshëm vetëm një muaj më pas. Drejtësia vonon, por s’harron👊 https://t.co/nEK59TMYyB
— Taulant Balla (@taulantballa) August 8, 2020