Basha kundër të gjithëve, Bylykbashi: Ecën me ëndrra nga ishulli në ishull si peshkatarët e vegjël

Qëndrimi i Lulzim Bashës që sot në fjalën në Kuvend doli kundër Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës, për deputetin kritik Oerd Bylykbashi, tregon se kreu i PD ecën me ëndrra nga ishulli në ishull si peshkatarët e vegjël.

”I kam besuar edhe unë kur kam qenë fëmijë, por politika duhet të jetë më serioze. Ajo që po dëgjoj me kureshtje, jo diçka që më ngjall pozitivitet. Ajo që po dëgjoj Bashën janë gjëra që ka kohë që i mendon. Janë gjëra që i ka shkruar tek libri ”Misioni im’” Duhet të ndajë çështjen se kush është i vërteti.

Të ndash mendje dhe të thuash ato që ke menduar prej kohësh janë të ndryshme. Ai ka ndjekur urën. Që të besojë dikush duhet të thuash diçka të madhe. Në atë që bëj vetë përpiqem që kur t’i marr vendimet mbaj unë përgjegjësi.

Kam parë edhe liderë të tjerë që kur marrin vendimin thonë e kam marrë unë. Është problem i Bashës për t’i vërtetuar shqiptarëve por nuk ecet me navigacion nga ishulli në ishull, është si ata peshkatarët e vegjël”, tha deputeti në ”Open”.

SHKARKO APP