Basha kundër të gjithëve, Ristani: Po luan me batuta gjoja sikur ka tension, por është bashkë me Ramën

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani qëndrimin e Lulzim Bashës sot në Kuvend, e lexon si një lojë me batuta që për të kreu i PD-së po e bën për të treguar tek opinoni publik sikur ka tension. Sipas tij qëllimi është të shmangin temat aktuale të nxehta dhe duan të krijojnë idenë sikur janë armiq dhe në konflikt me njëri-tjetrin. Po ashtu Ristani thotë se mes Ramës dhe Bashës ka një marrëveshje.

”Bashës i ka rrëshqitur toka nën këmbë dhe është paraqitur tek Rama si një njeri që ka si ta ushqejë. Rama e mbante me qofte herë pas here, por tani ai nuk ka më interes dhe thotë që duhet të luftojmë bashkë. Ne jemi me një forcë politike, nëse PD s’do kishte filluar lëvizjen.

Ata janë bashkë, ata e bëjnë këtë që të tërheqin vëmendjen e opinionit publik. Shihni fjalorin, qeshin duke këmbyer batuta dhe e gjitha kjo është që kanë qëllim tjetër, të largojnë vëmendjen nga tema e nxehtë që është në parlament.

Basha nuk i duhet më se ka filluar lëvizja në PD dhe nuk do ta mbajë më me qofte. Basha ka kohë që nuk merret me statutin, si ai leninisti i vogël që do të barazohet me partinë”, tha Ristani në ”Open”.

SHKARKO APP