Basha: Kush minon garancitë për zgjedhjet, nuk do zgjedhje demokratike dhe integrim europian

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë qëndrimin e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, për reformën zgjedhore.

Basha deklaron prerë se kushdo që minon garancinë për standarde zgjedhore, nuk do zgjedhje demokratike.

Sipas Bashës, PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur për kontributin e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë. Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë”, shkruan Basha.

SHKARKO APP