Basha: Kushdo që mendon se do të dorëzohemi nuk na njeh mirë
Me drejtuesit politik të PD në qarqe përkrah dhe dhjetëra të rinj mbështetës të PD, Lulzim Basha tha se për PD beteja sapo ka filluar. ”Ai që mendon se do të dorëzohemi”, tha Basha duke nënkuptuar kundërshtarin e tij politik, nuk na njeh mirë.
”Ne jemi më të vendosur se kurrë, kushdo që mendon se do të dorëzohemi nuk na njeh mirë. Ne do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë, do të vazhdojmë të luftojmë me gjithçka për demokracinë, ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore se misioni jonë është më i madh se gjithë ne. Po u dorëzuam ne Shqipëria nuk ka asnjë mundësi dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë”.
Basha falenderoi mbi 600 mijë qytetarë shqiptarë që besuan me votën e tyre te ndryshimi. ”Mbi 600 mijë shqiptarë votuan për ne dhe sollën për shpresë për Shqipërinë, të rinj dhe të reja, burra dhe gra, të moshuar nga gjithë vendi. Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen tuaj të mrekullueshme, faleminderit për besimin tuaj dhe ju premtoj sot se ne nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Ne do të luftojmë për ju, do të luftojmë për qindra mijëra qytetarë që votuan për ne dhe për ata të cilëve nuk ju numërua vota. Zëri juaj do të dëgjohet qartë dhe fort. Kjo është përgjegjësia ime, është detyrimi që kam para jush, para shqiptarëve dhe para Shqipërisë”.