Basha: Ky është interesi i forcës politike që unë drejtoj

Në një aktivitet për 25 vjetorin e rënies së komunizmit, lideri i opozitës Lulzim Basha tha se Shqipëria ka nevojë për kultin e individit të ri, i cili të jetë aksioner në demokraci dhe t’i prijë protestës sa herë qeveria e zhgënjen.

Basha tha se pikërisht ky profil i individit të ri është edhe interesi i forcës politike që ai drejton .

Lulzim Basha: “Shqipëria ka nevojë për kultin e individit, jo për kultin e individit diktatorial, jo për kultin e individit që shembëm 20 vite më parë por për kultin e individit të lirë pa të cilin demokracia mbetet një formalitet.”/Ora

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?