Basha: Lufta kundër pastrimit të parave të mafies nis nga salla e Parlamentit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli në seancën e Kuvendin të sotëm dhe bëri sërish thirrje që të pranohet kërkesa për Vettingun në politikë.

Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi se lufta kundër pastrimit të parave duhet të nisë nga salla e Parlamentit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së Lulzim Basha:

Korrupsioni, përpara se të pastrohet në mënyrë të ndjeshme nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duhet të shfaroset së pari nga kjo sallë.

Duke pastruar këtë sallë nga të gjithë ata që bëhen pengesë e zhvillimit normal politik, ekonomik dhe social të vendit për shkak të të aëuzimeve që kanë kryer duke shpërdoruar ëesimin e qytetarëve, duke pasuruar veten, në dëm të qytetarëve të shtetit më të varfër të Europës.

Përballë fakteve që ju rendita, dhe që lehtësisht mund t’i verifikoni nëpërmjet dokumentave zyrtare, nga ato te SHISH, deri tek ato ndërkomëtare, që tregojnë sa serioz dhe alarmant është fenomeni i pastrimit të parave, është e qartë se ai nuk mund të zgjidhet me ndryshime estetike, kinse për të përafruar legjislacionin tonë me atë të BE-së.

Për përballjen me këtë gangrenë të rëndë, ka një rrugë, ka një zgjidhje, një pikënisje. Pranoni për veten tuaj, pranoni për politikanët atë që kërkoni të ëëni të detyrueshëm për noterët, që ju keni sjellë si propozim në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave. Vettingun.

SHKARKO APP