Basha: Lu*ta për interesa personale brenda PD-së ka sjellë faturë të madhe
Nga Kuvendi zgjedhor i degës 11 të PD në Tiranë që po mbahet këtë mbrëmje, Lulzim Basha tha se lufta personale brenda partisë ka sjellë kosto të madhe.
“Lufta për interesa personale për dy vite brenda PD, ka ardhur me një faturë shumë të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një pjesë prej nesh e ka përjetuar atë kohë kur Shqipëria nuk kishte opozitë.
Ne nuk mund dhe nuk duhet të kthehemi në atë kohë. Tani që hetimet e SPAK po rrëzojnë njeri lpas tjetrit, i janë turrur për ta sulmuar. Dhe kjo nuk është kohë për dilema, por për qëndrime të qarta: e mbështesim apo jo drejtësinë”, tha Basha.