Basha: Maxhoranca shton vende imagjinare të punës
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se PD do të shohë mundësitë reale të rritjes së pagës minimale, në projektprogramin e saj.
Ai është shprehur se maxhoranca aktuale vetëm po shton vendet imagjinare të punës.
“Pushim nga puna të mbi 75 mijë punonjësve vetëm në shtator-tetor 2015. Qeveria i qaset me shkopinj cinikë të propagandës dhe aksione mediatike. 30 mijë vende vakante pune deklaroi kryeministri, 200 mijë ministri i Mirëqënies Sociale. Me këtë ritëm vendet imagjinare të punës pas pak javësh do të 3-4 fishohen. Departamentet e PD kanë përfunduar projektprogramet e zhvillimit që do t’i konsultojmë me partnerët sociale, bizneset, sindikatat. Do të kalkulojmë mundësitë reale sidomos të pagës minimale që është dhe referencë për pagat”, tha Basha.
Kreu i PD-së ishte i pranishëm në takimin që shënoi 25-vjetorin e krijimit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura./TCH
KOHA JONË SONDAZH

