Basha mbështet organizatën “Europa Nostra” për mbrojtjen e Teatrit: Grabitja e shqiptarëve, akt lufte

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në Twitter deklaratën e Organizatës Europa Nostra në mbështetje të Teatrit Kombëtar. Sipas liderit të opozitës, afera me Teatrin, është grabitja për shqiptarët dhe akt lufte.

“Afera me TK është vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama. Grabitja e TK në mes të pandemisë është akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë që po rrënohen nga RAMAVIRUSI: varfëri masive, krizë e thellë, papunësi e lartë, institucione të kapura dhe korrupsion rekord”- tha shkruan Basha, i cili kaloi natën me artistët dhe aktivistët në oborrin e Teatrit Kombëtar, duke treguar solidaritetin e tij personal dhe të opozitës për këtë kauzë.

Disa orë më parë, Europa Nostra, organizatë europiane për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore europiane, e kashpallur Teatrin si një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara në Europë, që duhet mbrojtur dhe restauruar. Në deklaratën e mbrëmshme Europa Nostra tha: “Ne jemi për trashëgiminë kulturore të Europës. Prandaj, edhe kundërshtojmë propozimin për prishjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 sitet kulturore më të rrezikuara në Europë. Teatri është i mbrojtur nga legjislacioni vendas, si dhe shoqëria civile e ekspertët.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të deklaratës, Europa Nostra ka vënë në dijeni për këtë qëndrim disa institucione dhe personalitete europiane, prej të cilëve kërkohet reagim, David Sassoli, President i Parlamentit Europian, Maryia Gabriell, Komisionerja europiane për Kulturën, Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri. Europa Nostra ka vënë në dijeni për këtë qëndrim edhe kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, si dhe Aleancën për Teatrin, që është në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?