Basha mbledh aleatët në selinë blu

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbledh aleatët ditën e sotme në orën 16:00 në selinë blu. Takimi zhvillohet një orë para mbledhjes së Këshillit Politik, kërkuar nga vetë opozita për të diskutuar ndryshimet kushtetuese. Pjesë e diskutimeve pritet të jenë zhvillimet e fundit politike në vend. Më herët gjatë ditës së sotme kryedemokrati Basha zhvilloi një takim dhe me presidentin Ilir Meta pikërisht për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Kuvend si dhe diskutimin e ndryshimeve kushtetuese në Këshillin Politik, ku Meta i kërkoi opozitës të vijojë dialogun në këtë këshill.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?