Basha mbledh aleatët pas ndryshimeve në Kod, ja skenarët për garimin e opozitës në zgjedhje

Një ditë pas miratimit të ndryshimeve në kod që sanksinuan në ligjin e ri zgjedhor  ndalimin e koalicione parazgjedhore me listë të përbërë, Lulzim Basha  mblodhi aleatët në selinë blu.

Janë dy skenare që po diskutohen mes opozitës.

Skenari i parë është dalje me dy lista, një e udhëhequr nga PD dhe një e udhëhequr nga LSI.

Një tjetër opsion që po vlerësohet pas ndryshimeve më të fundit në kodin zgjedhor me qëllim maksimalizimin e votave është edhe dalja me nje listë unike, por vendimmarrja finale do të përcaktohet pas kalkulimeve të ekspertëve të opozitës.

Në fund të mbledhjes, në përgjigje të interesit  gazetarëve, Lulzim Basha deklaroi:

Basha: Vendimin e kemi marrë tashmë bashkë me shqiptarët. S’ka formula ta shpëtojnë Ramën, vetëm po ndërroi të gjithë votuesit me Kushtetutë.

Aleatët pritet të mblidhen për vendimmarrje finale.

SHKARKO APP