Basha mbledh Këshillin Kombëtar të PD, zbulohen porositë: Nga nesër dal në terren

Lulzim Basha mblodhi këtë të enjte Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku ndër të tjera mes porosive që ju la anëtarëve, ka bërë me dije se do të dalë në terren opër të takuar demokratët.

“E shkuara do të mbetet e shkuar. E ardhmja kërkon sfida, prandaj nga nesër të gjithë duke filluar nga unë do duhet të jemi në terren. Të punojmë me gjithë ata burra që ishin me ne, por edhe me ata qe sot nuk na besojnë, por u perdorën per mish për top.

Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta t’i bindim, e të bëhemi bashkë. Basha përpara anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Nga nesër secili duhet të jetë prezent në terren me demokratët duke filluar nga unë”, ka deklaruar Basha.

SHKARKO APP