Basha mbledh krerët e degëve: Të fillojmë protestat
Pas pjesëmarrjes në panelin për të diskutuar mbi reformën zgjedhore, ku ishte i pranishëm kryeministri Rama, kryeparlamentari Meta, ambasadori amerikan Lu dhe përfaqësues të BE e OSBE, Lulzim Basha ka mbledhur në një takim krerët e degëve të PD. Takimi ka për qëllim koordinimin e aksionit opozitar për shtrirjen e protestave në të gjithë vendin. Ai synon gjithashtu edhe riorganizimin e PD, në një kohë kur opozita vazhdon të këmbëngulë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme me një qeveri teknike. Në takim është bërë e ditur se drejtuesit e PD do të zbresin për takim eme qytetarët në rrethe për të diskutuar mbi situatën ekonomike e sociale dhe shpalosjen e platformës së demokratëve.