Basha mbledh Kryesinë e PD, nis caktimi i drejtuesve politikë në qarqe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndezur zyrtarisht motorët e fushatës në selinë blu, pasi ka nisur që të caktojë drejtuesit politikë në qarqe. Mësohet se Helidon Bushati do të jetë drejtues politik i PD-së në Shkodër për fushatën zgjedhore të 25 prillit. Nga ana tjetër, në Fier është vendosur që të jetë përfaqësues politik, Enkelejd Alibeaj.

Prezantimi i Helidon Bushatit do të bëhet pasditen e sotme nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Helidon Bushati është ish-deputet i PD. Në zgjedhjet e 2017, ai pranoi të largohej nga lista e Shkodrës në një vend të sigurtë, për t’i hapur rrugën përfaqësimit të Vaut të Dejës. Ky gjest u vlerësua shumë në atë kohë. Më pas, Bushati u zgjodh anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, detyrë që e ushtron deri më sot.

Ndërsa, Bujar Leskaj është caktuar drejtues politik i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës. Pritet që ditët në vijim, PD-ja do caktojë drejtuesit politikë edhe për 11 qarqet e tjera të vendit. Drejtuesit politikë do të udhëheqin fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?