Basha mbledh Kryesinë, zbardhen emrat 14 anëtarëve të pranishëm në takim
Kreu i sapozgjedhur i PD zyrtare, Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesinë e Partisë Demokratike, ku pritet që të diskutohet në lidhje me veprimtarinë politike të PD-së përgjatë muajit gusht si dhe në lidhje Kuvendit Kombëtar që pritet të mbahet në shtator.
Në mbledhje Bashës i janë bashkuar 14 anëtarë të kryesisë, konkretisht: Lulzim Basha, Fitim Zekthi, Taulanda Jupi, Arbi Agalliu, Gazmend Koduzi, Mirela Karabina, Oriola Pampuri, Gentian Gaba, Kreshnik Çollaku, Flutura Açka, Merita Bakiu, Xhemal Gjunkshi, Enkelejd Alibeajt dhe Indrit Sefa.
Ndërkohë grupi i Gazment Bardhit siç duket ka bojkotuar mbledhjen.
Të pranishëm në mbledhje janë:
1-Fitim Zekthi
2 -Taulanda Jupi
3 -Arbi Agalliu
4 Gazmend Koduzi
5 Oriola Pampuri
6 Gentian Gaba
7 Kreshnik Çollaku
8 Flutura Açka
9 Merita Bakiu
10- Xhemajl Gjunkshi
11- Enkelejd Alibeaj
12 Taulant Zeneli
13 Endri Hasa
14 Indrit Sefa
Ndërkohë, mungojnë Roland Bejko, Agron Kapllanaj dhe Jemin Gjana, të cilët janë mbështetës të Lulzim Bashës.
KOHA JONË SONDAZH

