Basha mbledh shtabin e emergjencës, deri tani situata nën kontroll

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmë shtabin e emergjencës se Bashkisë së Tiranës, ku dhe janë shpërndarë në terren mbi 900 punonjës për të mbajtur situatën nën kontroll si pasojë e shtimit te reshjeve te shiut.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, ka inspektuar sot situatën në terren dhe ka parë nga afër prurjet ne Lumin e Tiranës, qe pas ndërhyrjeve të bëra nga Bashkia për rehabilitimin e tij, nuk kane krijuar përmbytje ne zonën përgjatë tij. Bozdo është ndalur në shkollën “Qazim Turdiu” ku ka pasur prezencë uji. “Jam këtu për të inspektuar kete shkollë, ku u raportua gjatë mbrëmjes një situatë me ujë në oborr të shkollës me një përmbytje të lehtë. Për fat të mirë tashmë ujërat janë tërhequr. Dje në mbrëmje, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, ka mbledhur shtabin e emergjencës së Bashkisë për t’i bërë ballë situatës së reshjeve. Nuk bëhet fjalë vetëm për sot, por të dhënat meteorologjike tregojnë që deri të dielën ka për të pasur reshje. Për momentin kemi më shumë se 930 forca të Bashkisë të ndërmarrjeve të ndryshme, plus Ujësjellës- kanalizimet, të cilët monitorojnë Tiranën në pika të nxehta.  Për fat të mirë, rreziku më i madh që është Lumi i Tiranës, tashmë pas punimeve të kryera atje është shmangur”, tha Bozdo.

SHKARKO APP