Basha mbledh sot Kryesinë e Këshillin Kombëtar, priten diskutime të forta
Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe mos njohjen e tyre, Partia Demokratike do të mbledhë këtë të dielë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.
Fillimisht në orën 17.00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë me rend dite: diskutime dhe vendimarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjheve të 25 prillit.
Më pas në orën 19.00 me të njejtin rend dite do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Në mbledhjen e parë të kryesisë së PD do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit në çdo qark.
Në këtë takim pritet që kryetari i PD-se të hedhë në diskutim dhe propozim shpalljen e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, por edhe diskutimet priten që të jenë të forta.