Basha mbledhje me strukturat e PD në rang kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të ketë sot një takim në distancë me strukturat kryesore të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë.

Takimi i kryetarit Basha vjen pas atij që zhvilloi me aleatët, por ndryshe nga ai takim, kjo me strukturat do të jetë online për të garantuar rregullat e distancimit social.

Në mbledhjet e thirrura nga kreu i opozitës përfshihen kryesia, ish deputetët dhe Kolegji i Kryetarëve, por organizimi i komunikimit të Bashës me ta është ndarë sipas qarqeve që përfaqësojnë.

Për rreth 5 orë, Basha do të komunikojë me drejtuesit dhe përfaqësuesit e PD në të gjithë vendin duke i ndarë qarqet në 4 grupe kryesore.

Mësohet se mbledhja e strukturave të Partisë Demokratike nga kreu i opozitës ka në fokus diskutimin e gjendjes së rënduar në të gjithë territorin, e shkaktuar nga pandemia dhe keqmenaxhimi i qeverisë.

SHKARKO APP