Basha: Më 25 prill, shqiptarët do të vendosin të shpëtojnë shëndetësinë nga pushteti korruptiv i PPP-ve

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me takimin që zhvilloi sot me mjekët.

Basha shkruan se më 25 prill, shqiptarët do të vendosin të shpëtojnë shëndetësinë nga pushteti korruptiv i PPP-ve dhe monopolistëve të ilaçeve.

 

Postimi i plotë:

Bisedova sot me disa nga mjekët më të mirë të vendit rreth programit të Partisë Demokratike “Shqipëria fiton shëndetësinë”. Ne kemi komunikuar në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht gjatë këtij viti të vështirë, dhe programi ynë ka gjurmën e konsultimit tonë të vazhdueshëm me mjekët. U shpreha atyre mirënjohje për sakrificën që po bëjnë në këto ditë të vështira për vendin dhe shumicën e shqiptarëve.

Gjatë bisedës u pajtuam me faktin se shëndetësia jonë është në kolaps, se shteti e ka braktisur shëndetësinë dhe vetëm e ka penguar me mungesën e vullnetit politik për zgjidhje. Prandaj u shpreha bindjen se vënia e pacientit në qendër të sistemit, rikthimi i trajtimit dinjitoz për personelin shëndetësor me rritjen e pagave të mjekëve në 1200 euro dhe infermierëve 700 euro, karta e shëndetit dhe reforma në tregun e ilaçeve, janë bazë e domosdoshme për të nisur ndryshimin në shëndetësi.

Bisedova sot me disa nga mjekët më të mirë të vendit rreth programit të Partisë Demokratike “Shqipëria fiton…

Posted by Lulzim Basha on Saturday, February 6, 2021

SHKARKO APP