Basha: Me 8 Dhjetor dita e shkarkimit të qeverisë Rama-Meta

 

 

Zhvillohet sot konventa e Forumit Rinor të PD. Kryetari i kësaj partie Lulzim Basha duke përshëndetur komventën bëri thirrje për pjesëmarrje të gjerë në protestën e së martës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e quajti 8 Dhjetorin dita për të bërë sërish histori me shkarkimin e qeverisë Rama-Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lulzim Basha:  ‘8 dhjetori është ditë e historisë, e kujtesës dhe nderimit për të gjithë ata intelektualë të asaj kohe, Sali Berisha, Gramoz Pashko, por dhe dita për të bërë sërish histori.

Është dita e zbritjes masive popullore në sheshin “Skënderbej” dhe marshimin drejt bulevardit.

Është dita për shkarkimin e qeverisë Rama-Meta, largimin e qeverisë së katastrofës kombëtare. Kemi marrë vendim të nisim me rininë e Tiranës e Shqipërisë e të mos ndalemi, sepse asnjë grup interesi nuk ka parë një ditë të mirë, me përjashtim të një grupi klientelistësh të lidhur me qeverinë. Të gjithë të goditur.

Mashtrimi është pafytyrësia e Edi Ramës. Kanë vjedhur 400 milionë dollarë në dogana e tatime, 600 milionë euro vetëm në aferën CEZ. Krimin e kanë ngritur në sistem e janë bërë njësh me krimin

Kjo qeveri e dogji mandatin e saj 4 vjeçar në dy vjet. Janë kriza për ekonominë e vendit. Janë grabitja, korrupsioni eksodi dhe kthimi prapa 25- 26 vit më parë në kohët më të errëta të byrosë politike të hajdutëve të kapardisur si kokosha me pasurinë 200 milionë euro. Kjo qeveri është drama e një kombi të tërë. Kupa është derdhur durimi i Shqiptarëve ka marrë fund. Bashkohemi për një zgjidhje dhe zgjidhja është largimi i qeverisë Rama-Meta”

Basha mbylli fjalën e tij me thirrjen për largimin e qeverisë Rama-Meta dhe krijimin e një qeverie teknike që të përgatisë zgjedhjet e reja.

“Më 8 dhjetor nisim përballjen pa kthim” tha Basha, ndërsa nga salla të rinjtë e ftuar në konventën e FRPD thërrisnin “Poshtë qeveria”

Sot FRPD zgjedh kreun e saj të ri

Forumi Rinor i Partisë Demokratike (FRPD) përmbyll sot në Tiranë një tur të zhvilluar në disa qytete të shqipërisë për zgjedhjen e kryetarit të ri të rinisë demokratike.

Belind Këlliçi, Ervin Salianji dhe Orjela Nebijaj janë tre kandidatët, njëri prej të cilëve do të zgjidhet sot për të drejtuar FRPD. Zgjedhjet do të nisin në orën 11:00, ku pritet të mbajë një fjalim edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ishin të shumtë të rinjtë demokratë që u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen sot, por ishin vetëm tre ata që i shkuan kësaj gare deri në finale.

Ata kanë zhvilluar turne nëpër të gjithë Shqipërinë, ku kanë diskutuar dhe kanë shpalosur idetë e tyre përpara të rinjve demokratë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?