Basha me bizneset e vogla: Lekët e taksave do t’i merrni mbrapsht ju, jo oligarkët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte sot në njësinë 9 në Tiranë ku u takua me pronarët e bizneseve të vogla. “Disave u dhanë mbështetje, disave jo. Kërkova lekë borxh për të mos hequr njerëzit nga puna”,-tha pronarja e një lokali. “Është fshehur leku”,-u shpreh një tjetër, duke vënë në dukje pasojat e mungesës së ndihmës nga qeveria. “Xhiro ka rënë shumë, kam patur 4 punëtorë, por 2 i hoqa, me keqardhje”,-tha pronari i një lokali në qendër të Tiranës.

Kurse Basha theksoi rëndësinë që ka për ekonominë mbështetja e duhur për bizneset. “Të gjitha shtetet, edhe Kosova po i vazhdon subvencionet ndaj bzinesit, përndryshe do të zhytet gjithçka. Po u zhytët ju, u zhyt punësimi, u zhyt konsumi, pastaj ekonomia futet në një cikël që nuk e merr dot veten. Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj dhe, së shpejti, edhe mbështetja juaj. Duhet patjetër të keni ndihmë nga shteti. Qoftë me anullimin e taksave, qoftë me mbështetjen për pagat. Këtë po bëjnë të gjithë. Ato lekë që kemi, duhet t’i çojmë në mbështetje të biznesit”.

“Kur tregtarët bëjnë llogaritë, kuptohet se qeveria jo vetëm ka dhënë një pagesë qesharake, por edhe I ka vjedhur më shumë. “E kisha të mbyllur dyqanin 2 muaj, por fatira e dritave më erdhi afrofe 50 mijë lekë, pa e hapur asnjë ditë”,-tha një tregtar. Ndërsa në tjetër tha “Nuk e di, jam e falimetuar. Kam një vit që jap qera kot”,-u shpreh e dëshpëruar një zonjë, e cila mori një premtim nga kreu i opozitës. “Mos u dorëzo, së shpejti do ta ndryshojmë. Lekët e taksave që paguani, do t’i merrni mbrapsht ju, jo oligarkët”,-tha Basha.

“Xhiro ka rënë shumë. Punët më keq nuk ka. Zero, zero zero fare. Ta mbajmë dhe ca kohë e ta shikojme. Drejt falimentimit çdo gjë”,-tha pronarja e një dyqani të vogël. “Nuk ka më xhiro. Po ta kisha me qera, e kisha mbyll. Ka 2-3 vjet që është kështu”- i tha kryetarit Basha një tregtar materialesh ndërtimi. “Xhiro tek 4 veta shkon dhe këtë ua kanë vënë për të shkuar njerëzit tek qendrat tregtrare, jo tek ju. Taksat në qiell, ndihma zero. Do ta ndryshojmë. Do të heqim edhe trarët e taksave, të çmimeve të larta e të energjissë e të naftës dhe do t‘ia heqim inspektorët nga qafa biznesit”.-theksoi kreu i opozitës gjatë bashkëbisedimit më bizneset e vogla në njësinë numër 9.

SHKARKO APP