Basha me bizneset prodhuese në Durrës: Sektori i biznesit në luftë për mbijetesë

Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një takim me bizneset prodhuese në Durrës, ku theksoi se sektori i biznesit në luftë për mbijetesë.

“Po mbytet nga politikat e gabuara të kësaj qeverie. Kemi klimën më të keqe të biznesit në Europë.

Për mua, një biznes i çliruar është vizioni për një biznes të suksesshëm. Ju duhet një qeveri që nuk ua bën jetën më të vështirë por më të lehtë. Ne jemi për talsa më të ulta dhe ulje të korrupsionit. Ky është në themel të vizionit tonë.

Po tregohemi me gisht si si qëndra e krimit dhe drogës, ne do të punojmë që të tregohemo si qëndra e suksesit të ekonomisë dhe biznesit”, tha kryedemokrati Basha.

Ndersa bizneset shprehen shqetësimet për barrën fiskale, veçanërisht për tatim fitimin dhe kostot e prodhimit.

“Të ketë reformim të inspektoriateve, jo të na vijnë 30 lloje inspektorësh. Të krijohen zona të lira biznesi”, ishin kerkesat e biznesit.

“Të orientohet tregu dhe të stimulohet biznesi që të prodhojmë për ekspertin. Duhet të garantohet prodhimi i lëndës së parë tekstile, sepse e importojmë nga Kina dhe kjo sjell kosto. Nëse sigurohet lënda e parë nuk mbetemi akllevër të kompanove të huaja por sigurojmë prodhim Made in Albania për tregun tonë”, thekson biznesi fason.

LIVE - Lulzim Basha në "Rrugetim për Shqipërinë" me bizneset prodhuese të Durrëst.🇦🇱

Bizneset ankohen për efektet e emigracionit: “Po na ikën krahu i punës dhe njerëzit e mendjes”

Biznesi turizmit: “Shkolla nuk garanton njerëz të kualifikuar dhe kjo sjell pasoja në cilësinë e turizmit”

Po ashtu, Bizneset duan reformë tek investimi tek njerëzit e qeverisjes: “Në këtë vend që të kthehet shpresa, duhet të kthehet meritokracia”, thane ata.

Ndersa kryedemokerati Basha theksoi se kemi ekonomi të kontrolluar dhe gjithë pasuria kontrollohet nga një grup kalçeto.

“Ne duhet të largojmë sistemin feudal ku sukses ka ai që njeh dikë. Kemi ekonomi të kontrolluar dhe gjithë pasuria kontrollohet nga një grup kalçeto. Nëse do të bësh punë dhe të ecësh para duhet të shkosh te kalçeto e Edi Ramës.

Ne nuk kemi ndërmend të zëvëndësojmë kalçeton e Ramës me një kalçeto tjetër. Ti japim fund ekonomisë së patronazhit. E kanë ndarë ekonomonë në dhjetë pjesë dhe kontrollohen nga 10 padronë. Ne jemi për taksën e sheshtë sepse i jep fund formalizimit.

Moratorium 6 mujor dhe të gjitha inspktoriatet do të shkrihen dhe më pas do të rishikohen mbi baza europiane që të mos jenë terror i biznesit.

15 përqindëshi mbi pronën është taksa e akullit, ngrirjes së ekonomisë që nuk e lejon të ecë para;

3 përqind do jetë taksa e transferimit të pronës;

Çmimi i karburanteve, pavarësisht bursës do të jetë 240 lek më i ulët dhe sa i përket çmimot të energjisë do të jetë në nivelin më të ultë se gjithë vendet e rajonit.

Trajnimi krahut të punës në shkolla do të bëhet bashkë me biznesin që të rinjtë të dalin të kualifikuar për tregun e punës. Stazhet dontë bëhen në bashkëpunim me biznesin që të mos dalin si ufo në tregun e punës por të jenë gati. Ne do të mbështesim stazhet e paguara të punës. Kjo do frenojë dhe emigracionin”, theksoi Basha.

Basha me bizneset në autostradën Tiranë- Durrës theksoi se ka ardhur koha qe ta shndërrojmë Shqipërinë nga kryeqendër e krimit në kryeqendrën e biznesit në Ballkan.

“Sektori i biznesit në Shqipëri është në luftë për mbijetesë, rezultat i politikave të dështuara të kësaj qeverie, të cilat kanë goditur si biznesin e vogël, ashtu edhe bizneisn e madh. Po mbyteni nga efektet e rritje së takave, të rritjes së kostos dhe korrupsionit të kudogjendur, që kanë shkaktuar klimën më të keqe të biznesit në rajon dhe në Europë, sipas matjeve më të fundit të bankës Botërore, por, mbi të gjitha, sipas matjeve më të sakta që janë matjet e biznesit si punëdhënës dhe matjet e punëmarrësve, qytetarëve, që goditen direct nga pamundësia e biznesit për të hapur vende të reja pune apo për të hapur kushte të reja punësimi.

Në kontrast me këtë qeveri, për mua, një biznes i çliruar, i rimëkëmbur dhe i fuqizuar është në zemër të vizionit tonë për Shqipërinë. Ju keni aftësitë dhe gjenialitetin për të çarë përpara, për të arritur sukses, për të qenë shtyllë e zhvillimit dhe prosperitetit. Ajo që ju duhet është njeë qeveri që ju kupton, që ju mbështet, një qeveri që ju jep pak ndihmë, kur keni nevojë; një qeveri që është atje jo për t’jua bërë jetën më të vështirë, por për t’jua bërë më të lehtë.

Për këtë arsye ne jemi të përkushtuar për uljen e taksave, për luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e kushteve të barabarta të barazisë përpara ligjit, konkurencës së ndershme, aksesit të barabartë kurdo, veçanërisht në treg, me tenderat, prokurimet publike, në faktorët bazë të prodhimit dhe shërbimeve. Kjo është në zemër të platformës sonë. Me anë të kesajduam tlju shohim të keni sukses, të fuqizoheni, të punësoni, të rriteni, sepse një biznes I fuqishëm është prosperitet për vendin.

Për një kohë shumë të gjatë, Shqipëria po tregohet me gisht si kryeqendra e krimit në Ballkan. Ju ftoj që të bëjmë gjithçka së bashku që ta kthejmë në kryeqendrën e biznesit në Ballkan”, deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha.

SHKARKO APP