Basha me biznesin e vogël në Fier: Nga kjo krizë nuk dilet pa zgjidhur krizën e ekonomisë
Kryetari i Partise Demokratike po zhvilon një bashkëbisedim me biznesin e vogël në Fier.
Basha tha se kriza që po kalon vendi nuk ka kursyer biznesin e vogël.
“Dyqanet s gjithë vendit janë bosh njësoj si xhepat dhe arka e shtetit. Kjo rezultat i keqqeverisjes dhe taksava të larta. Nga kjo krizë nuk dilet pa zgjidhur krizën e ekonomisë dhe faktori kresor i kësaj zgjidhje është biznesi i vogël. Ndryshe nga fasada e kësaj qeverie, për mua dhe PD do të jetë në qendër të ofertës tonë, çlirimi i biznesit. Qeveria e PD do të jetë qeveri që ju dëgjon dhe ju mbështet. Ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël për ta çliruar nga taksidarët”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e biznesit theksuan se nuk po punojnë dot.
“Edhe fëmijët po na ikin në emigracion se nuk kanë asnjë garanci për të ardhmen”, tha përfaqësuesja e biznesit.
Basha tha se investimet e vetme të kësaj qeverie, jane avionë për shfaqje bajate që duken e zhduken
“Nuk flasim dot per nje investim te huaj perendimor pervec shfaqjeve bajate me mashtrime avionesh qe duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines por lyer me bojwn e Edi Ramws si Air Albania qe ndonese eshte nje sajese shume e dyshimte papritur na ka gjetur para per te financuar e per t’i vene emrin stadiumit. Se ku i beri ato para hajde merre me mend. Por e rendesishme eshte kjo. Qe nuk kemi asnje investim serioz te huaj”, u shpreh Basha.