Basha me familjet e vjetra elbasanase: Prej 8 vitesh Elbasanit i kanë vënë mbi krye injorant

Në vazhdën e takimeve që zhvilloi ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bisedoi dhe me qytetarë të vjetër elbasanas.

Duke kujtuar kulturën dhe vlerat që ka bart Elbasani, ata u shprehën të zhgënjyer për gjendjen dhe imazhin që i është dhënë pas 8 viteve këtij qyteti.

Qytetare: Unë jam ish-drejtoresha e Bibliotekës së Elbasanit, bibliotekës publike, edhe më vjen keq që Elbasani është kthyer në një Elbasan gangsterësh, Elbasan rrugaçësh që nuk zgjidh asnjë problem, sidomos probleme pronash. Të vjen tjetri të ndërton pa leje në vesh të shurdhët dhe të ankohesh, asnjë zgjidhje. Dhe mua më vjen keq që elbasanllinjtë e urtë ulin kokën më shumë edhe janë nën hyqmin e gangsterëve. Jam shumë e shqetësuar për këtë fakt dhe shpresojë te 25 prilli që do të ndryshojë gjithçka. Elbasani mikpritës, Elbasanin e urtë, elbasanllinjtë e urtë do ta bëjë që ta ndjejnë dorën e ngrohtë të qeverisë!”

Shqetësim tjetër për ta, është papunësia dhe pamundësia për t’u përballur me kostot e jetës. Si zgjidhje të vetme ata shohin vetëm ndryshimin më 25 prill, për t’u kthyer normalitetit që për Elbasanin ka 8 vite që mungon.

Qytetari: Përjetova një sëmundje të rëndë familjare, ajo gënjeshtër e qeverisë që thotë falas shëndetësia është turp. Ky popull që ka kaluar këtë sëmundje, unë përjetova një sëmundje 20 ditë në gjendje koma në spitalin infektiv, gruan ashtu, djalin ashtu dhe deri tani një motër më vdiq në spital dhe tani më ka vajtur shpenzimet për ilaçe 2 milion e 800 mijë lekë të vjetra. Kur unë jam pa punë gjithë familjarisht, që ditën që mori pushtetin PS-ja më persekutoi personalisht! Por i bëj thirrje gjithë qytetarëve të Elbasanit në doni ndryshim, shihni sytë te Lul Basha, ky është ndryshimi, ky është intelektuali që i jep ndryshim Shqipërisë, një djalë me vizion që është për të gjithë popullin.”

SHKARKO APP