Basha me kandidatët e PD: 25 prilli ishte vjedhja më e madhe e zgjedhjeve. Misioni ynë vazhdon me gjithë fuqinë deri në fitore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi pasditen e sotme një takim me 153 kandidatët demokratët që morën pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Burime nga mbledhja e PD bëjnë me dije se kryedemokrati Basha ka deklaruar se beteja do të vazhdojë deri në fitore. Po ashtu, Basha ka paralajmëruar dhe nisjen e një turi takimesh në rrethe.

“Dua të falenderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!”,- mësohet të jetë shprehur Basha.

 

SHKARKO APP