Basha: Me Korçën dhe Shqipërinë do t’i japim qytetarëve ofertën e re

Partia Demokratike zhvilloi të shtunën një protestë në qytetin e Korçës. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se jemi mbledhur këtu jo për të celebruar projekte zhvillimi, sikurse ndodh kur në të njëjtin qytet e viziton kryeministri Edi Roma, por theksoi ai, fatkeqësisht “mjerimi na ka bashkuar sot”. – “Nuk ka punë në Korçë, nuk ka zhvillim, as mirëqënie dhe besimi ka humbur”, deklaroi Basha. Ai shtoi se në fytyrat e qytetarëve korçarë sheh dëshpërim për shkak të varfërisë që ka hedhur rrënjët thellë në qytet e kudo, si në çdo qytetet tjetër të vendit. “Dhimbja, – vijoi Basha, “është burim i mirë diturie e mësimi për të kuptuar se pse erdhëm deri këtu. Dhe për këtë ai fajësoi krerët e koalicionit qeverisës që, sipas tij, nuk qeverisin.” Më tej ai akuzoi qeverisjen, “Ata kanë pushtetin dhe paratë, por s’kanë bërë asgjë, s’kanë me vete qyetatarët”, tha Basha. Kjo qeveri dështoi, sipas Bashës, për shkak të premtimeve të pambajtura, si për hapjen e 300 mijë vende të punës, uljes së çmimit të energjisë, taksave, apo vendosjes së drejtësisë. Basha gjithashtu akuzoi edhe kandidatët e propozuar për zgjedhjet vendore të 21 qershorit nga mazhoranca qeverisëse si të përfshirë në krim. Kreu i selisë blu prezantoi edhe kandidatin e PD-së për bashkinë e Korçës, Gjergji Mero dhe atë të Maliqit, Xhevdet Belishta. Kandidati për kryetar në bashkinë e Korçës, Mero, tha se e pranova këtë përgjegjësi, i bindur për një fakt, se me mbështetjen e qytetarëve do t’i risjellim vlerat Korçës. “Do të jem në shërbim të qytetarëve për një të ardhme më të mirë për qytetin tonë”, deklaroi Mero. Kështu ka nisur fushata elektorale e PD-së, me një nga kandidatët e bashkive më të mëdha në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?