Basha me kryetarët e degëve të PD: Rifreskoni anëtarësinë

Kryetari i PD, Lulzim Basha po zhvillon në selinë blu një takim me kryetarët e degëve në rrethe. Takimi ka nisur në orën 17:00, ndërsa po diskutohet për organizimin e PD, proces i nisur pas mbledhjes së Kryesisë pak ditë më parë.

Në këtë mbledhje Basha po u komunikon kryetarëve të degëve vendimet dhe asaj që pritet të ndodhë në vazhdim. Basha mësohet se u ka thënë drejtuesve të partisë në rrethe se “Të gjithë të kenë hapësirë të bëjnë propozime. Procesi i riorganizimit, mos zhvendos vëmendjen nga takimet me elektoratin. Rifreskoni anëtarësinë në secilën degë. Në mbledhjen e Kuvendit, në datat 28 dhe 29 prill, të jenë të pranishëm të gjithë që janë pjesë e Kuvendit”.

Ndërkohë që kryetarët e degëve po raportojnë mbi rezultatin e analizës së humbjes së thellë të zgjedhjeve të 25 qershorit. Pak ditë më parë Kryesia e PD vendosi që në fund të Prillit në datat 28 dhe 29 të mblidhet Kuvendi Kombëtar i partisë, ndërsa është ngritur një grupe pune për kritikat dhe propozimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?