Basha me ministrin grek: Domosdoshmëri abrogimi i ligjit të luftës. Prej 10 vjetësh kam thënë se çështja e detit duhet trajtuar në Gjykatën Ndërkombëtare
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Denidas. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha ka dhënë detaje nga takimi me kryediplomatin grek.
“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”,- shprehet Basha.
Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë @NikosDendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, pic.twitter.com/fVOrGcEoFL
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 20, 2020
Lexoni edhe…
- Rama: Çështja e detit me Greqinë do zgjidhet nga drejtësia ndërkombëtare
- Dendias i lumtur që çështja e Detit do të shkojë në Hagë
- Presidenti Meta pret ministrin grek: Marrëveshja për detin, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjeve ndërkombëtare
- Çështja e detit në Hagë/Agim Nesho: Politika e Ramës tregoi dështim, nuk ka konsistencë
- Bashkurti: Kryediplomati Grek, Dendias në Tiranë, ndarja e kufirit detar Shqipëri-Greqi
- Tritan Shehu: Kollarja e Ramës me simbolet kuq e zi nuk shlyen dëmet që i ka bërë Shqipërisë
- Protesta kundër ministrit grek, Policia procedon penalisht 18 persona. Mes tyre Idrizi dhe Doda