Lulzim Basha: Me paratë e drogës në Vlorë dhe Mat, Rama do blinte votat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar akuzat në drejtim të kundërshtarit të tij politik, Edi Rama dhe ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimit me drejtuesit e strukturave të Partisë Demokratike të degës 8 në kryeqytet, Basha theksoi se me paratë e drogës në Vlorë dhe Mat, ku u asgjësuan tonelata me kanabis, ishte parashikuar që Rama dhe Tahiri të blinin votat.

Banorët i shprehën kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha shqetësimin për rritjen e ndjeshme të konsumimit të drogës nëpër shkollat e kryeqytetit. “Pranë shkollave të mesme ka çdo ditë persona që shesin hashash dhe droga të forta, ndërsa konsumimi nga të rinjtë është rritur në mënyrë tejet shqetësuese. Rritja e konsumit të drogës tek të rinjtë, përdorimi i qytetarëve si skllevër në parcelat e hashashit dhe vrasjet për drogën janë sot pasojat direkte të politikës kriminale të Edi Ramës, për ta kthyer Shqipërinë në hambar droge”,- tha kryetari i Partisë Demokratike.

“Për një vit me radhë denoncuam fushatën e mbjelljes së drogës. Ju thamë se po pesëfishohet, dhjetëfishohet territori i mbjellur me drogë. Edi Rama tallej. Vetëm javën e fundit iu është kapur një sasi rekord droge, 3.2 tonë në Mat para dy ditësh, 11 tonë në Vlorë. Ku e kemi hokatarin Edi Rama dhe biçim ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri? Po pse erdhëm këtu?! Sepse Edi Rama dhe Saimir Tahiri kriminalizuan Policinë e Shtetit. Emëruan persona me precedentë të mëparshëm, persona të njohur për bashkëpunimin e tyre me krimin e organizuar dhe iu varën në qafë çelësat e drejtorive kyçe të Policisë së Shtetit në territor dhe në luftën kundër narkotikëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmet e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm ndaj opozitës, medias dhe prokurorisë, tha zoti Basha janë pasojë e bllokimit të tonelatave me drogë në Mat dhe Vlorë me paratë e të cilave Rama dhe Tahiri kishin planifikuar të blinin votat dhe të shtonin pasuritë e tyre. “Pyetja që shtron çdo njeri normal, demokrat apo jo është: Si ka mundësi që ditën që kapeshin 11 tonë drogë ministri i Brendshëm rreshton ne frontin e të keqes opozitën, median, prokurorinë?! Përgjigjja është vetëm një: sepse ministri i Brendshëm është pjesë e këtyre 11 tonë drogë. Normalisht po të kapen 11 tonë drogë dhe ke pjesë e hisen tënde aty, të ikën zëri e të erren sytë, se po të shtrëngohet laku dhe më shumë do ti shtrëngohet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?