Basha me qytetarë e biznese në Tiranë: 25 prilli, dita e betejës për familjet tuaja dhe për të gjithë Shqipërinë
Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar qytetarë e biznese në njësinë nr.9 në Tiranë teksa Shqipëria ndodhet 50 ditë larg zgjedhjeve të 25 prillit.
Kreu demokrat i ka siguruar qytetarët se ai dhe opozita nuk vijnë me premtime, por me plan pune, dhe ai u jep fjalën se të gjitha angazhimet e programit të prezantuar deri më tani do të mbahen.
Nga ana tjetër, gjithashtu ka theksuar edhe njëherë disa nga angazhimet që janë pjesë e programit elektoral, si rritjen e pensioneve, uljen e energjisë, rimbursim të ilaçeve sipas diagnozës etj.
BASHKËBISEDIMI I BASHËS ME QYTETARËT
Lulzim Basha: Përshëndetje si jeni?
Qytetari: Përshëndetje!
Qytetarja: Mirë, si pensioniste mbahemi një çik si me siklet.
Lulzim Basha: E di.
Qytetarja: Unë i bëj thirrje të gjithë pensionistëve që të votojnë për Lulzim Bashën. Ta përmbysim këtë qeveri me një fjalë.
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra.
Qytetarja: Të falënderoj edhe për ne pronarët se na vjen keq që na thonë ish pronarët që me ligjin që keni vendosur. Ju përshëndes.
Lulzim Basha: Më vjen shumë mirë që e ke ndjekur programin tonë edhe për pronarët edhe për pensionistët nuk do t’ju harrojmë përkundrazi. Ne do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin rritjen e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% e para, e dyta do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kë/h e parë për muaj, e treta rimbursimin do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të pagua ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri.
Sipas kryetarit të PD, situata do të ndryshojë me ndryshimin e madh të 25 prillit dhe këtij ndryshimi do ti prijë rinia.
Lulzim Basha: Punët si po të shkojnë?
Qytetari: Po si të gjithë shqiptarët. Mos e pyet
Lulzim Basha: Dobët?
Qytetari: Më dobët s’ka, po çfarë të bëjmë tani?!
Lulzim Basha: Çfarë të bëjmë? Të bëhemi të gjithë bashkë dhe në 25 Prill t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.
Qytetari: Ishallah edhe premtimet që jepen para të mbahen mbrapa se dhe kështu nuk shtyhet.
Lulzim Basha: Unë nuk vij me premtime, unë vij me plan pune. Në 25 Prill kemi ditën e betejës për familjet tuaja dhe për të gjithë Shqipërinë Dhe pastaj keni fjalën time dhe zotimin tim që të gjitha angazhimet do ti bëjmë realitet.